E frikshme në Vlorë, gruaja gjen eshtra njeriu pranë banesës së saj

0
80

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një grua ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut pranë banesës  së saj.

Sipas njoftimit, mësohet se gruaja me iniciale J.J ka telefonuar në policinë e Vlorës ku ka treguar se në një grumbull dheu të marrë para pak ditësh në afërsi të banesës së saj, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mësohet se mbetjet kockore po dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkaq vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.