E fundit/ Arrestohet 69-vjeçari në Belsh, abuzoi seksualisht një 20-vjeçare!

0
141

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./elbasani flash