Kërkoi ndryshim mase prej shëndetit, Gjykata e refuzon, i lejon Kokës të trajtohet në QSUT

0
69

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka, për lirim nga paraburgimi.

Gjyqtari Erion Bani në arsyetimin e vendimit, shprehet se pavarësisht mendimit të ekspertëve që paraqesin të rëndë gjendjen shëndetësore të Kokës, ai mund të kurohet në paraburgim si të gjithë qytetarët e tjerë.

Në vendim, Gjykata i jep ish-ministrit Lefter Koka të drejtë të vizitohet në ambientet e QSUT, por edhe në qendra shëndetësore të posaçme.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur ndaj Lefter Kokës dy masa sigurie, arrest me burg, me akuzat korrupsion dhe shpërdorim detyre në incineratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Për këto çështje, SPAK urdhëroi arrestimin e Lefter Kokës në Dhjetor të vitit 2021 dhe prej asaj kohe ai mbahet në burg pa afat.