E gjithë PD në ‘dorë’ të Rithemelimit, Noka: Javës tjetër mbledhim grupin parlamentar, takim e kafe miqësore dhe me Alibeajn dhe Bardhin

0
111

Deputeti i PD-së Flamur Noka, pjesë e ‘Foltores’ ka deklaruar nga selia blu se me të gjithë demokratët do të ketë ‘paqe e bashkim’ madje dhe me mbështetësit e Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, ndërsa paralajmëroi dhe një mbledhje të grupit parlamentar javën e ardhshme:

“Patjetër që do takohem dhe me Alibeajn dhe Bardhin, takim dhe kafe shumë miqësore, kemi të njëjtën aspiratë, të njëjtën rrugë dhe jemi të hapur për çdo gjë. Nuk na ndan asgjë, gjithçka në funksion të bashkimit. Të gjithë hijet e së shkuarës ti lëmë pas.
Ne Jemi në çdo moment me kolegët tanë, në kontakt me drejtues të strukturave të partisë dhe çdo demokrat. Javën e ardhshme do të kemi dhe një mbledhje të grupit parlamentar. Sigurisht repsektojmë dhe pozicionin e kryetarit të grupit, z. Alibeaj”, tha Noka.