19.4 C
Elbasan

Çmimi i naftës u rrit mbrëmë, bordi foli sot

Drejtuesit e automjeteve do të përballën sërish me çmime të larta të karburanteve. në vendimin e fundit të Bordit të Administrimit të Karburanteve vlerat kanë shënuar një tjetër rritje, të tretën brenda pak ditëve.

Duke filluar nga kjo e shtunë një litër naftë do të tregtohet me 245 lekë për litër nga 233 që ishte më parë. Për të parë Rritje të ndjeshme ka shënuar dhe çmimi i gazit, i cili ka arritur 110 lekë për litër nga 93 lekë që ishte në rishikimin e fundit të Bordit.

Vetëm benzina ka mbetur e pandryshuar e do të vijojë të shitet kundrejt 218 lekëve për litër.

Këto çmime janë në fuqi deri më 1 prill, kur dhe bordi pritet të mblidhet sërish për të fiksuar vlerat e reja me të cilat do të tregtojnë pikat e karburantit.

Me rritjen e fundit të çmimit, nafta po i afrohet nivelit rekord që arriti në fillim të marsit kur dhe qeveria e detyruar nga protestat e qytetarëve vendosë të krijojë Bordin e Transparencës.

Por edhe pse mban emrin domethënës për paraqitjen e të dhënave, ende nuk është e qartë skema e përdorur për caktimin e çmimeve.

Madje përmes pamjeve duket se shtrenjtimi ka nisur prej mbrëmjes të së premtes, por tabelat e reja janë publikuar vetëm të shtunën. Pamjet janë filmuar në një pikë karburanti në rrugën “Veli Vraniqi” në lagjen Kombinat në Tiranë rreth orës 23: 45 minuta.

Prej krijimit në vendimin e parë Bordi vendosi uljen e çmimit të naftës deri në 203 lekë për litër, por që prej asaj dite nafta në vendin tonë ka njohur vetëm rritje pavarësisht luhatjeve që ka pasur në bursë.

Aktualisht çmimi në bursa për një fuçi është 119 dollarë, i njëjti nivel kur çmimi i naftës në Shqipëri ishte 221 lekë për litër.

Lajme të tjera

Aksident me v*ekje në Kukës

KUKËS-Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kukës. Sipas policisë, një 27-vjeçar nga Kosova duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, rreth 60 vjeç,...

Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, 6 familje marrin vendimin ekstrem, hipin në tarracë dhe kërcënojnë se do të…

Teksa sot është njoftuar se do t’u shemben banesat, 6 familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e...

Dalin pamjet nga ngjarja e rëndë në Durrës, 40-vjeçari i qetë me cigare në dorë/ Xhami dhe muri i bërë “shoshë” nga plumbat, shikoni...

40-vjeçari Aleks Marku ra në prangat e policisë këtë të mërkurë, pasi mbante peng dy fëmijët e tij në një banesë me qira në...

Mbajti peng dy fëmijët e mitur në Durrës dhe qëlloi me armë drejt RENEA-s, arrestohet babai

Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi mbajti peng për disa orë dy fëmijët e tij të mitur. Autori kishte marrë një apartament me qira...

Itali/ Shqiptari përplas me furgon gruan shtatzënë, e dërgon në spital dhe ikën, por arrestohet më vonë

Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari 36-vjeç, identiteti i të cilit...

Duke pirë “Xa*nax” dhe pa ndjenja në ambulancë, del VIDEO e dy eskortave që v*iqën në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e 10 Majit në...