E goditi 12 herë me thikë në fytyrë dhe qafë, si ndodhi vrasja makabër në klinikën psikiatrike

0
433

Me 12 goditje në fytyrë dhe qafë, 45-vjeçari i burgosur i klinikës psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Korfuzit ka vrarë pacienten 63-vjeçare.

Siç shihet nga raportimi i protothema.gr , gjithçka ka ndodhur dje të enjten (31/8), pak para orës 22:00, kur qendra operative e Drejtorisë së Policisë Korfuz u njoftua nga një infermiere e klinikës.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar ekipi i policisë ku ka arrestuar autorin, i cili vuan nga çrregullimi bipolar dhe psikoza. Nga e njëjta sëmundje vuante edhe viktima e sulmit.

Në vendngjarje është thirrur edhe një mjek, ndërsa nga autopsia e parë ka rezultuar se vdekja e gruas është shkaktuar nga 12 goditje në zonën e fytyrës dhe qafës me një thikë.