POLICIA RRUGORE E ELBASANIT KONTROLLE PËR SIGURINË NË RRUGË (VIDEO)

0
358

Policia rrugore e Elbasanit ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion blic në aksin Elbasan-Metalurgji i cili njihet si  nje ndër akset më problematic sa i takon aksidenteve por edhe shkeljeve rrugore. Aksioni u drejtua nga Shefi i  Sektorit të  Qarkullimit Rrugor Elbasan. Kryekomisar Valentin Florini. Ky i fundit tha se policia rrugore do të vijojë kontrollet e imtësishme në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore por edhe ndërgjegjësimin e shoferëve për zbatimin e rreguallave të qarkullimit rrugor. Ngritja e postblloqeve të policisë rrugore edhe për evidentimin e mjeteve të shpallura “Alert” dhe atyre që kanë gjoba të pashlyera, taksa të papaguara dhe që qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik.

Në vëmendje të policisë rrugore do të jenë edhe mjetet bujqësore si dhe ata që lëvizin me kafshë në rrugë, me qëllim pajisjen e tyre me sinjalistikën e nevojshme për të shmangur aksidentet sidomos gjatë natës.

Florini apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e Kodit Rrugor pasi në të kundërt do të ndëshkohen me masa administrative.

Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 8087 drejtues mjetesh, ku kryesojne shkeljet , për shpejtësi tej normave të lejuara 3751 drejtues automjetesh dhe  për parakalime të gabuara rreth 1325./elbasani flash