E kryer/ Cristiano Ronaldo zgjedh milionat e Arabisë Saudite

0
62

Askush nuk mund ta refuzojë një ofertë mostër si ajo e Al-Nassr dhe këtë nuk mujd ta bëjë as kur lojtari quhet Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka pranuar ofertën e çmendur të klubit arab nga e cila do të përfitojë 200 milionë euro në sezon për dy vite e gjysmë.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Marca” qe citon burime të sigurta pranë luzitanit. Pasi të firmosë, CR7 do të bëhet sportisti më i paguar i planetit.