E rëndë! I riu shqiptar sulmon me sëpatë ukrainasen, policia e qëllon për vdekje

0
78

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:40 të mëngjesit të kësaj të diele në një apartament në Löwenberger Strasse në Berlin-Lichtenberg.

Mediat gjermane bëjnë me dije se një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova ka sulmuar me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase në katin e 9-të të një pallati.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Martin Dams.

“Kur policia mbërriti, burri goditi gruan e shtrirë në tokë me sëpatë, më pas ai u qëllua nga efektivët duke u plagosur për vdekje”, tha Dams.

27-vjeçarja ukrainase u plagos rëndë dhe nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mediat gjermane shkruajnë se marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është ende e paqartë, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije.