E rëndë në Fier, i riu godet për vdekje me shkop babain

0
136

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një i ri ka vrarë babain e tij.

Krimi sipas policisë është regjistruar rreth orës 11:50, në fshatin Luar në Roskovec.

Shtetasi Erdis Rapi, 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me shkop babain e tij, shtetasin Dhori Rapi, 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora news