Vajza e mitur e xhaxhait e denoncoi për abuzim seksual, gjykata lë në burg 43-vjeçarin

0
130

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 43-vjeçari  Arsen Selimi, i denoncuar nga vajza e mitur e xhaxhait të tij për ngacmim seksual.

Seanca për masën e sigurisë është mbajtur të enjten, 4 mars.

Vetë i akuzuari nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurori Hysen Ajasllari,  duke deklaruar se 13 vjeçaren e ka mbesë dhe e respekton si vajzën e tij.

Edhe avokati i tij Rudin Bircaj ka kërkuar masën “detyrim paraqitje” për klientin e tij.

Por gjyqtarja Erlanda Agaj  pranoi kërkesën e organit të akuzës duke vendosur “Arrest me burg” për të arrestuarin Arsen Selimaj.

Ora news