E rëndë në Greqi, 7-vjeçarja lidhet me litar dhe mbyllet në tualet nga shokët e klasës

0
238

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një nxënëse e klasës së parë ëshë lidhur nga shokët e klasës.

Rasti është zbuluar në një shkollë fillore në Atikë, ku e mitura ka denoncuar se ka rënë pre e bullizmit dhe se shokët e klasës e kanë lidhur me litar në tualetin e shkollës.

Menjëherë janë njoftuar mësuesit dhe në vendngjarje ka shkuar një ekip i Nëndrejtorit të Mbrojtjes së të Miturve , për të zbardhur saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të kontrolluar vogëlushen.