Tronditet Tirana, shpërthim me tritol në një fasoneri në zonën e “Freskut”, në pronësi të…

0
246

Një shpërthim me tritol është regjistruar në zonën e Freskut, mbrëmjen e sotme.

Burime  bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në një fasoneri që ndodhet pranë BunkART.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale, konkretisht është dëmtuar dera e jashtme, disa xhama, si edhe një automjet i parkuar aty pranë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

Fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido.