Ishte duke peshkuar, por grepi i ra në kontakt me tensionin e lartë, peshkatari pëson djegie në trup

0
54

Një person është shtruar në spital pasi pësoi djegie në disa pjesë të trupi teksa ishte duke peshkuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Voskopojë, Korçë ku shtetasi A.S hodhi grepin e peshkimit i cili ra në kontakt me telat e tensionit të lartë.

“Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.