Një 41 vjeçar me iniciale J.S banues në fshatin Nartë u arrestua nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike mbi babain e tij.

Si pasojë e dhunës së ushtruar i ati, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës, njofton policia e Vlorës.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin mjekësor, në spitalin e Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu