Studimi: Një miliard njerëz në botë ende besojnë në magji, mallkime dhe “syrin e keq”

0
55

Besimi në praktika të ndryshme magjike është i përhapur mjaft në mbarë botën, megjithëse me variacione të mëdha nga vendi në vend, tregojnë kërkimet e reja shkencore.

Më shumë se 40% e njerëzve, pra katër në dhjetë persona, thonë se besojnë se “disa njerëz janë të aftë të mallkojnë ose të bëjnë magji duke i bërë dikujt gjëra të këqija”.

Boris Gersmani Universitetit Amerikan në Uashington, i cili bëri publikimin përkatës në revistën shkencore “PLoS One”, analizoi të dhënat për më shumë se 140 mijë persona në 95 vende, të cilat rezultuan nga intervistat personale dhe telefonike.

Studimi vlerëson se të paktën një miliard njerëz në Tokë besojnë në magji në një mënyrë ose në një tjetër, në një masë më të madhe ose më të vogël.

Në të kaluarën, disa studime kanë treguar se ideja se disa njerëz kanë aftësi të mbinatyrshme  dhe mund t’u shkaktojnë dëm të tjerëve është e përhapur

Hulumtimi i ri është më gjithëpërfshirës dhe tregon se besimtarët dhe gratë janë më të prirur ndaj magjisë sesa burrat.

Sidoqoftë, besime të tilla magjike ekzistojnë në të gjitha grupet socio-demografike. Njerëzit me nivele më të larta arsimore dhe ekonomike kanë më pak gjasa të besojnë në magji, megjithëse ndryshimi nuk është i madh: njerëzit me status ekonomik “shumë të mirë” kanë vetëm 6% deri në 7% më pak gjasa të besojnë në magji sesa ata në “shumë të varfër” sipas gjendjes financiare.

Megjithatë, ka dallime të mëdha nga vendi në vend. Për shembull, vetëm 9% e suedezëve besojnë në magji në krahasim me 90% të tunizianëve. Faktorë të ndryshëm kulturorë, institucionalë, psikologjikë dhe socio-ekonomikë ndikojnë ndryshe në besimin në magji.

Sa më të dobëta të jenë institucionet moderne në një vend, sa më të ulëta të jenë nivelet e besimit social tek qytetarët, sa më i ulët të jetë niveli i inovacionit dhe sa më konformiste të jetë një kulturë, aq më shumë rritet tendenca për të besuar në magji në një vend, citon Protothema.gr.

Në çdo rast, thekson ai, mund të jemi në shekullin e 21-të, por “siç tregojnë hulumtimet, besimet magjike mbeten të përhapura në mbarë botën”.

Një sondazh nga Qendra Kërkimore Pew zbuloi në vitin 2021 se besimi se njerëzit mund (me sukses) të mallkojnë dikë pranohet nga besimtarët e shumicës së feve kryesore (të krishterë, hebrenj, islamikë, hindu, etj.).