E rrallë/ Në momentin e fundit të vdekjes, zbulohet mumia e lidhur 1200 vjeçare

0
104

Arkeologët peruan gjetën një mumie të epokës para-Inkas midis 1200 dhe 800 vjeçare të lidhur çuditërisht me litar, ndërsa po gërmonin në një kompleks urban balte në periferi të Limës.

Mbetjet me shumë gjasa i përkasin një personi mashkull, i cili do të ishte midis 18 dhe 22 vjeç në momentin e vdekjes dhe fytyra e të cilit mbulohet nga duart.

Zbulimi ndodhi brenda një dhome varrimi rreth tre metra të gjatë dhe në një thellësi prej 1.40 metrash në sitin arkeologjik Cajamarquilla, në lindje të Limas.

E rrallë/ Në momentin e fundit të vdekjes, zbulohet mumia e

“Ne kemi zbuluar një mumie që ndodhej brenda një strukture funerare me një formë konike nëntokësore dhe kur pamë karakteristikat ishte një mumie e lidhur me litarë,” tha arkeologu Pieter Van Dalen, përgjegjës për projektin.

“Është një veçori unike e këtij konteksti funeral,” shtoi ai.

Në dhomën e varrimit u zbuluan gjithashtu mbetje misri dhe perime të tjera. Cajamarquilla “ishte një qendër urbane ku u zhvilluan funksione të shumta, ajo ka një larmi të madhe sektorësh, administrativë, shtëpiakë dhe rezidencialë,” shtoi Van Dalen.

E rrallë/ Në momentin e fundit të vdekjes, zbulohet mumia e

Sipas studiuesit, Cajamarquilla “është një qytet shumë i madh që mund të kishte strehuar midis 10,000 dhe 20,000 njerëz në një total prej 167 hektarësh”. Ajo u ndërtua rreth vitit 200 para Krishtit dhe u pushtua deri në vitin 1500.