Putin paralajmëron: Nëse NATO kalon vijat e kuqe, Rusia do të përgjigjet

0
94

Presidenti Vladimir Putin tha të martën , 30 nëntor, se Rusia do të detyrohet të veprojë nëse “vijat e kuqe” të saj në Ukrainë do të kalohen nga NATO, duke thënë se Moska mund të vendosë disa kapaciteteve raketore sulmuese në tokën ukrainase, nëse i jepet një shkasë nga NATO.

Duke folur në një forum investimesh në Moskë, Putin tha se shpreson të mbizotërojë arsyeja, dhe se dëshiron  që NATO të jetë  e vetëdijshme për shqetësimet e sigurisë së Rusisë rreth Ukrainës dhe se si Rusia do të përgjigjej nëse Perëndimi vazhdon të ndihmojë Kievin të zgjerojë ushtrinë e tij.

Putin tha se Rusia sapo kishte testuar me sukses një raketë të re hipersonike me bazë deti, e cila do të jetë në funksion në fillim të vitit të ri, shkruan Reuters.

Udhëheqësi rus, i cili vuri në dyshim se pse NATO kishte injoruar paralajmërimet e përsëritura ruse dhe kishte zgjeruar infrastrukturën e saj ushtarake drejt lindjes, veçoi vendosjen në Poloni dhe Rumani të sistemit të mbrojtjes raketore Aegis Ashore.

Ai e bëri të qartë se nuk dëshironte të shihte të njëjtat sisteme të lëshimit MK41, për të cilat Rusia është ankuar prej kohësh se mund të përdoren gjithashtu për të lëshuar raketa lundruese sulmuese Tomahawk, në Ukrainë.

“Krijimi i kërcënimeve të tilla (në Ukrainë) do të ishte vija e kuqe për ne. Por shpresoj që të mos arrihet deri te kjo. Shpresoj se do të mbizotërojë ndjenja e logjikës së përbashkët, përgjegjësisë si për vendet tona ashtu edhe për komunitetin botëror,” tha Putin.

Më herët të martën, Shtetet e Bashkuara dhe Britania paralajmëruan Rusinë për çdo agresion të ri ushtarak kundër Ukrainës, teksa NATO u takua për të diskutuar pse Rusia kishte lëvizur trupat  pranë fqinjit të saj jugor./Ora News/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu