E shkarkuan si drejtor i Policisë së Shtetit, Gledis Nano padit në gjykatë qeverinë Rama

0
58

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti Gledis Nano ka vendosur që të çojë në gjykatë vendimin për shkarkimin e tij nga posti. Siç raportohet nga mediat, Nano  ka ngritur një padi përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.

Gjyqtari i çështjes ka administruar pothuajse një pjesë të madhe të dokumentacionit që i duhet për këtë proces. Jo vetëm vendimin e shkarkimit i cili është i aksesueshëm publikisht, por edhe relacionin shoqërues të përgatitur enkas për të kopsitur ligjërisht shkarkimin e Gledis Nanos.

Nano u shkarkua pasi ai kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen. Ndërkohë edhe vetë Rama konfirmoi në gjë të tillë.

Ndërkohë ende mbeten të paqarta motivet e shkarkimit, ndërsa Nano ishte një nga drejtorët që kishte mbështetjen edhe të ambasadës amerikane.