FOTO/Yuri Kim shëtitje me Presidentin Begaj te Liqeni: Një nder në këtë ditë të bukur pranvere

0
50

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është takuar këtë të shtunë me Presidentin Bajram Begaj. Ajo ka ndarë në Tëitter një foto, në të cilën shfaqen të dy te Liqeni i Tiranës.

“Gjithmonë është një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por sidomos për të ecur dhe biseduar së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, ka shkruar ambasadorja Kim krahas fotos.

 

Kujtojmë që ditën e djeshme, Begaj priti në Presidencë kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i propozoi kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenin./abcnews.al