E zuri poshtë porta e shtëpisë, humb jetën 56-vjeçarja në Fier

0
55

Një 56 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht në Fier,  pasi e zuri poshtë porta e hekurit në banesën e saj.

Shtetasja U.A. mësohet se mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.