Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj po shijon Amerikën, duke udhëtuar në Florida, New York, Carolinën e Veriut apo Manhatan.
Me udhëtimet dhe jetesën atje, nuk kanë munguar as fotot e bukura që poston në Instagram, duke i kushtuar më shumë kohë dhe duke lënë pas projektet muzikore.
Ndër fotot e fundit që kanë marrë edhe shumë vëmendje, janë ato në bregdetin piktorest të Nju Jorkut, e veshur me bikini ngjyrë ‘gurkali’. Duke shijuar perëndimin, në foto bie në pah trupi i saj i tonifikuar dhe më në formë se kurrë
Në përgjithësi në fotot e saj ajo shfaqet me fustane me ngjyra dhe verorë, duke krijuar kështu një stil unik të saj, të pëlqyer nga shumë ndjekës
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/8365d298-a449-4abf-84e4-1b161abb999e.jpg)
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/c640f88a-17aa-4e81-afeb-a6ba9f2d3b84.jpg)
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/b84033f8-ade1-4df8-b175-0eb66546863b.jpg)
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/e548a7cc-5888-4939-846f-7f7e4786a93c.jpg)