Elbasan/ Bashkia 10 prita lumore me qëllim parandalimin e përmbytjeve në Papër

0
106

Elbasani është kthyer në kantier ndërtimi jo vetëm në qytet, por edhe në Njësitë Administrative, aty ku ndërhyrjet janë imediate. Konkretisht ASHP ( Agjensia e Shërbimeve Publike), ka nisur prej disa ditësh ndërtimin e dy pritave lumore në Papër me qëllim parandalimin e përmbytjeve të tokave bujqësore në raste shirash. Më konkretisht në këtë pjesë të lumit po vendosen 50 blloqe betoni të cilët do t’i shërbejnë banorëve të fshatrave Papër – Pajun, si dhe Papër – Sollak, duke i paraprirë kështu përmbytjeve gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

Vlen të theksohet fakti se Bashkia e Elbasanit ka nisur këtë prag stine vjeshte vendosjen e pritave lumore, ndërsa në sinkron, projekti i Bashkisë parashikon që deri në fund të vjeshtës të vendosen edhe 7 prita të tjera me qëllim minimizimin e dëmeve nga përmbytjet që shkakton përroi.