Elbasan/ Besimtarët në zonën e Shpatit kremtojnë festën e “Shën Marenës” (FOTO)

0
78

Qindra besimtarë kanë kremtuar sot festen pagane të Shen Marenës. Çdo vit ditën e parafundit të muajit Korrik besimtare të të gjitha besimeve mblidhen në kishëzen e vogël në fshatin Mlizë duke ndjekur meshën dhe duke ndezur qirinj rreth varrit të shenjtores.Mesha u drejtua nga prifti i zonës At Pali Qosja.
Kishës së Shën Marenës i atribuojnë veti çudibërëse. Besimtarët besojnë në vetitë çudibërëse të Shën Marenës, i luten asaj dhe hedhin ndonjë monedhë e ndezin qirinj në kishë, në mënyrë që shenjti t’i ndihmojë në zgjidhjen e ndonjë halli apo në shërimin e ndonjë sëmundjeje.

Kjo traditë vijon prej dekadash dhe për besimtarët është ditë feste. /Elbasani flash