Elbasan/ Fermerët ankohen për shtrenjtimin e plehrave kimikë dhe naftës

0
87

Më pak të ardhura do të sigurojnë fermerët këtë vit nga prodhimi i tyre.

Bajram Hoxha nga fshati Klos i Cërrikut ka mbjellë 12 dynym me pjeshkë.

Tregun e ka gjetur por thotë se çmimi i shitjes që varion nga 40 në 60 lekë është shumë i ulët.Me çmimin që ne shesim në treg nuk jemi të kënaqur.”

Ai nuk mbulon shpenzimet e larta të plehrave kimike, naftës dhe kostot e tjera.

“Nuk e di çfarë do të na mbetet për fitim.”

Për shkak të mungesës së punëtorëve burrë e grua detyrohen të punojnë me orë të gjata.

“Kam një punëtor tani, ka vështirësi. Detyrohemi të punojmë dhe ne, burrë e grua, në këtë moshë që jemi.”

Përfaqësueseve të qeverisë ju bëjnë thirrje që të lënë zyrat e të dalin në terren për t`u njohur me problematikat e fermerëve.

“Duhet të bëjnë kontakt me fermerët sepse sektori i bujqësisë kërkon sakrifica.”

Fermerët thonë se shtrenjtimi naftës, si dhe dyfishimi i çmimit për disa plehra kimikë po i çon drejt falimentit. Nga qeveria kërkojnë më shumë subvencione e mbështetje.

Ora News