ELBASAN/ FILLON MONITORIMI I RRUGËVE ME RADAR

0
126

Policia apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit

57 aksidente me 24 jetë të humbura gjatë vitit 2021 në qarkun e Elbasanit kanë bërë që policia të shtojë masat dhe të rreptësojë kontrollet në të paktën dy nga akset që konsiderohen njolla të zeza për qarkun e Elbasanit.

Gjatë ditës numri I personave që kryejnë shkelje shkon në 50.

Drejtori I policisë së Elbasanit e konsideron një sfidë të rëndësishme punën për të ulur në maksimum jo vetëm nr e aksidenteve rrugore por gjithashtu edhe përmirësimin e sjelljes së drejtuesve në rrugë. Ardian Çipa thotë se tashmë ka nisur edhe modernizimi I mjeteve që do të lehtësoj edhe punën e efektivëve.

Drejtuesit e policisë kanë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët.

Nëse i referohemi statistikave të INSTAT në vitin 2021 në qarkun e Elbasanit u shënuan 57 aksidente me pasojë 24 jetë të humbura ndërsa në vitin 2020 numri I aksidenteve ishte më I lartë ,62 por humbjet e jetës ishin 2 më pak se në 2021 pra 22 jetë të humbura. Referuar këtyre shifrave edhe pse në 2021 janë bërë më pak aksidente ato kanë marrë më shumë jete njerzish dhe thuajse në të gjitha rastet një nga faktorët kryesor ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.