Elbasan, karkaleci bën kërdinë në dhjetëra hektarë të mbjella

0
90

Dhjetëra hektarë sipërfaqe e mbjellë rrezikon që të shkojë dëm në Belsh. Karkaleci ka dëmtuar këto të mbjella dhe si fermerët edhe specialistët e bashkisë janë të alarmaur nga kjo situatë e rëndë. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve qendrore pasi vetë ata nuk mund të përballojnë dëmet.

Rreth 150 ha tokë bujqësore në bashkinë e Belshit janë duke u shkatërruar si pasoje e “Murtajës së karkalecit”.

Prej afro një jave fermerët e Belshit janë në gjendje “alarmante” për shkak se ky insekt është duke dëmtuar masivisht të mbjellat.

Sipas fermerëve karkaleci ka goditur kulturat si rigoni, cjani,fasulja dhe jonxha.  Vatrat e infektimit janë të mëdha dhe për ta është e pamundur që të sigurojnë spërkatjen për eleminimin e tij ndaj kërkojnë ndihmë nga shtëti.

“15 dynym jonxhë, me dy herë të spërkatur, që dhe kjo ka shkuar në 90 mijë lekë. Dhe ky është efekti. Me këto ilace që po marrim nuk e përballojmë dot,” thotë një fermer.

Kjo situatë ka alarmuar edhe specialistët e shërbimit të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

“Kemi konstatuar që shkalla e infeksionit është shumë e rëndë. Duhet t’i paraprijmë për valën e katërt dhe të pestë që pritet të ejtë dhe më e madhe.”

Drejtori i Bujqësisë në bashkinë e Belshit thotë se ky institucion e ka të pamundur të përballojë ndërhyrjen ndaj kanë kërkuar ndihmë nga ministria e bujqësisë për venien nën kontroll të situatës.

“Kemi ardhur në terren, kemi verifikuar dhe menjëherë më pas kemi ngritur instancat e tjera duke kërkuar dhe bashkëpunim dhe mbështetje për fermerët, duke e cuar shkresën në Ministrinë e Bujqësisë,” tha Denis Agolli, drejtori i bujqësisë, Bashkia Belsh.

Në rast se nuk do të ketë ndërhyrje i gjithë mundi i fermerëve do të shkojë dëm çka për ta do të thotë falimentim.

Ora news

Elbasan/ Karkaleci bën kërdinë në dhjetëra hektarë