Rama promovon bukuritë e Rrajcës së Prrenjasit

0
103
”Vila Rira” gjendet në Rrajcën e bukur të traditës folklorike dhe UNESCO-s, rrëzë Parkut Kombëtar Shebenik–Jabllanicë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ky agroturizëm, i rrethuar nga gjelbërimi dhe liqene.
“Kjo sipërmarrje agroturizmi e ndërtuar nga familja Rira, artistë në shpirt e profesion, përbën një shembull të qenësishëm të turizmit të qëndrueshëm, ndërthurur me vlerat kulturore e natyrore të zonës”, tha Rama.
Një mjeshtëri në arkitekturë, Vila është e ndërtuar me gurin dhe drurin vendas nga artizanët, duke krijuar ndjesinë e një shtëpie tradite, ku krahas akomodimit mund të shijoni edhe ushqimet e gatuara plot shije dhe këndin me produktet lokale për këdo që dëshiron ‘të marrë’ me vete shijen e veçantë të këtij vendi magjik.

Mbështetja për agroturizmin dhe programi i “100 Fshatrave” kanë nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale.

Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar.

Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve dhe siguruar cilësi, për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu