Elbasan/Reshjet e shiut lënë pasoja në qark

0
104

Reshjet e shiut shkaktuan dëme në infrastrukturë në disa pika të qarkut të Elbasanit. Edhe pse ende nuk ka një bilanc përfundimtarë të demeve ato me te rendat tashmë janë duke u monitoruar. Një nga demtimet me serioze ishte edhe shembja e argjinaturës mbrojtëse e lumit Shkumbin në fshatin Murras. Rreth 22 m argjinaturë u shemb duke rrezikuar një pjesë të aksit nacional Elbasan – Peqin.

Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturen e Elbasan ben me dije për Elbasani Flash se i gjithë segmenti po mbahet në monitorin dhe per argjinaturat e demtuara do të nderhyet sapo të ulet niveli i ujit.

Veç dëmeve në argjinaturë po ashtu shiu la në bashkine e Cerrikut probleme tek fermerët të cilëve iu permbyten tokat bujqësore.

Një nga ta është edhe Fatmir Kamami të cilit iu demtuan rreth 14 hektarë tokë bujqësore të mbjellë me elb.

Për permbytjen e tokës ai fajson bashkine Cërrik që nuk ka bere pastrimin e kanaleve kulluese.

Prej 48 orësh në qarkun e Elbasanit nuk ka patur reshje shiu por një ulje të ndjeshme të temperaturave të cilat kanë sjellë edhe probleme me ngricat./Elbasani flash