Librazhd/Persona të maskuar djegin makinën e policit

0
156

Ne orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Librazhdit.

Makina është në pronësi të shtetasit me iniciale P. Xh, punonjës policie. Sipas burimeve dyshohet që zjarri ishte i qëllimshëm dhe në disa kamera të biznesve pranë policia ka parë një person të maskuar me kapuç.

Ende nuk është bërë identifikimi i autorit. Policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen./Elbasani flash