Elton John dërgohet me urgjencë në spital pasi pësoi një rënie në një vilë franceze

0
86

Sir Elton John e kaloi natën e së dielës në spital pas një rënieje brenda rezidencës së tij në Nice, Francë.

Legjenda e muzikës 76-vjeçare u dërgua me urgjencë në repartin ortopedik të spitalit Princess Grace në Monako, ku u trajtua për lëndime të lehta.

Një përfaqësues i artistit të famshëm konfirmoi për MailOnline se John ka marrë lejen dhe ka dal nga spitali të hënën në mëngjes, ku u kthye në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi përfundoi turneun e tij Farewell Yellow Brick Road në korrik, Elton John po kalon verën në Nice me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy djemtë e tyre.