Krim i rëndë në Itali, vritet me thikë e moshuara, dyshohet se…

0
164

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një e moshuar 70-vjeç është masakruar me thikë. Krimi u regjistrua në një dyqan ku shitej duhan në via Marchese De Rosa, Foggia.

Karabinierët ndodhen në vendngjarje për hetimet. Për momentin nuk përjashtohet që të jetë një grabitje e shkuar keq.

Tashmë hetuesit kanë siguruar një sërë elementesh për identifikimin e autorit të vrasjes.