Emigrantja afgane që flet 11 gjuhë, ka luajtur 98 ndeshje me kombëtaren daneze dhe tani është kirurge

0
83

Njihuni me Nadia Nadim: Refugjate, futbolliste profesioniste, kirurge dhe folësen e 11 gjuhëve të ndryshme. Nadim u largua nga Afganistani me nënën dhe katër motrat e saj në vitin 2000, pasi talebanët i vranë të atin.

22 vite më vonë, Nadim ka vazhduar të bëhet një nga yjet e futbollit për femra, duke pasur një karrierë të jashtëzakonshme profesionale 16-vjeçare në këtë sport. Ajo tani ka përfaqësuar Danimarkën 99 herë me kombëtaren e femrave, ka shënuar 200 gola në karrierë, ka luajtur për PSG dhe Manhster City.

Për të shtuar arritjet e saj jashtë fushës së blertë, Nadim së fundi u diplomua si mjeke pas gjashtë vitesh studime. Nadim ka lindur në Herat, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit. Babai i saj, Rabani Nadim ishte një gjeneral në ushtrinë afgane dhe u ekzekutua nga talebanët kur ajo ishte 11 vjeçe.

Talebanët pushtuan shpejt vendin, gjë që rezultoi në heqjen e të drejtave të vajzave dhe grave. Regjimi i tyre përfshinte tërheqjen e të gjitha vajzave nga shkolla. Ishte kjo lloj “qeverisjeje” që e shtyu nënën e Nadim, Hamidën, të kërkonte me dëshpërim një rrugëdalje për të dhe familjen.

Në mes të natës, Nadimi, nëna e saj dhe katër motrat u larguan nga vendi me një furgon të vogël. Ato u arratisën në Pakistan për dy muaj, përpara se të mbërrinin në një kamp refugjatësh në Danimarkë.

 

Në vendin nordik, Nadim gjeti dashurinë e saj për futbollin. Ndërsa eksploronte kampin, ajo pa një grup vajzash që luanin futboll. E nervozuar, e turpshme dhe duke mos qenë në gjendje të fliste gjuhën në atë kohë, ajo qëndronte pas gardhit dhe vëzhgonte me kureshtje.

Herë pas here ajo kthehej dhe shikonte. Përfundimisht, ajo mori guximin për të pyetur trajnerin nëse mund të bashkohej. Me kalimin e kohës, ajo ushtrohej çdo ditë dhe gjeti pasionin e saj. Duke jetuar në një shoqëri daneze, e cila fuqizoi vajzat që luanin sport, Nadim shkëlqeu. Sapo familjes së saj iu pranua azili, karriera profesionale mori hov.

Nadim vazhdoi të luante për Sky Blue FC dhe Portland Thorns në MLS, përpara se të përfaqësonte edhe Manchester City e PSG. Përveç karrierës së saj mbresëlënëse në futboll, Nadim është në gjendje të flasë 11 gjuhë. Në fillim të këtij viti përfundoi kualifikimet e saj si mjeke. Ajo përmbushi ëndrrën e saj për t’u bërë kirurge, pasi kaloi gjashtë vite duke studiuar dhe fluturuar në shtëpi për provime dhe praktikë në spital gjatë sezonit të futbollit.

“Të jem mjeke një ditë në Afganistan apo diku në Afrikë me ‘Mjekët pa Kufij’, të jem shpresa e fundit e dikujt dhe të bëj ndryshimin, – kjo është motoja që e frymëzon atë. –  Unë jam gjithçka që talebanët nuk duan të jenë gratë e tyre”.