EMRAT/ “Zaptuan foltoren dhe nuk pranonin të dilnin nga salla”, PS kërkesë për përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi të 5 deputetëve të PD

0
57

7 deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 5 ligjvënës të PD.

Kjo kërkesë, dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolli, ka ardhur pas debateve dje në sallën e Kuvendit, ku Berisha bashkë me deputetë të tjerë opozitarë bllokuan foltoren.

Përjashtim është kërkuar për Sali Berishën, Flamur Nokën, Edmond Spahon, Belind Këliçin dhe Edi Palokën.

Kanë qenë pikërisht Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku nga radhët e PS që kanë firmosur shkresën.

(BalkanWeb)