Mjeti dyshohet se ra në lumin Seman, mister fati i 26-vjeçarit, polumbarët rinisin kërkimet

0
51

Kanë rifilluar sërish kërkimet për gjetjen e automjetit tip “ Golf” që dyshohet se ra në ujrat e lumit Seman pas përplasjes me parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier. Pas disa ditë kërkimesh , asnjë shenjë e automjetit nuk u gjet dhe fati i 26- vjecarit Mateo Lika vijon të mbetet mister. Ditën e sotme polumbarët e Reneas kanë filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.

Këkrkimet u ndërprenë për shkak të motit të paqëndrueshëm i cili vështirësonte punën e ekipeve. Ditë më herët, në urën e Mbrostarit u gjetën pjesë të përparme të mjetit dhe targa, fakt që përforcon dyshyshimet se mjeti mund të këtë rënë në ujë. Sipas verifikimeve të bëra nga policia, mësohet se 26 vjeçari Mateo Lika, e kishte mare këtë mjet me qera.