Emri/ Dhunoi rëndë punonjësit e karburantit, arrestohet i riu

0
64

Një 26-vjeçar, që dhunoi një ditë më parë dy punonjësit e një karburanti në Durrës, u arrestua këtë të diel.

Autori i dyshuar është Halim Gjuzi, banues në Kavajë.

Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 13:00 në zonën e ish-kënetës në Durrës. Pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti  në lagjen nr. 17/1, i riu ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, 62-vjeçarit S. P., i cili në gjendje të rëndë është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Ndaj të riut janë ngritur akuzat për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”.

Top Channel