U përplas për vdekje nga një makinë që lëvizte me shpejtësi, ky është i riu Dorjan Ndoj

0
90

Një aksident tragjik është regjistruar të premten 23 marsit në Durrës. Në segmentin rrugor Shënvlas- Sektor Rinia, si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur një 20-vjeçar. Viktima është identifikuar si Dorjan Ndoj nga Mirdita. Si pasojë e plagëve të marra i riu humbi jetën në spital.

Sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin me iniciale L.B., 33 vjeç ka goditur këmbësorin, shtetasin Dorjan Ndoj 20 vjeç. Pas ngjarjes 33-vjeçari është shoqëruar në polici.

Bëhet me dije se i riu sapo kishte dalë nga një lokal që ndodhej në zonë, kur papritur është goditur nga mjeti i cili sipas dëshmitarëve ka qenë me shpejtësi të lartë. Gjithashtu mësohet se rruga është një rrezik më vete pasi është e prishur dhe pa trotuare. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.