EMRI/ Pjesë i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 31-vjeçari në Hanin e Hotit

0
21

Ka rënë në e policisë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, Andi Hylviu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Mësohet se 31-vjeçari ishte pjesë e një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, po vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi 31 vjeç, banues në Kavajë./abcnews.al