Oficeri i policisë Sarandë bie në gropën e ashensorit, niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë

0
23

Është nisur me helikopter drejt Tiranës oficeri i policisë së Sarandës. Mësohet se mëngjesin e sotëm 63-vjeçari Klement Bello ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banon.

Bëhet me dije se për shkak të një defekti është hapur porta e ashensorit pa qenë në vend dhe oficeri pa patur mendjen ka rënë nga një lartësi prej rreth 6 metrash

63-vjeçari me fraktura në kokë dhe dëmtim në mushkëri është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.