Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre

0
88

Çifti i njohur i estradës të cilët pak ditë më parë njoftuan se janë të martuar që nga viti 2019.

Të dy ndan imazhe në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram ku Eni shihet me fustan të bardhë teksa Genci me kostum elegant.

Ndërkohë, sot (e diel) dyshja kanë publikuar bashkëpunimin “Ama” dhe në videoklipin e këngës kanë zbuluar se po bëhen prindër për herë të parë.

Eni dhe Genci në fund të klipi bëjnë zbulimin e gjinisë së foshnjës e cila është vajzë ndërsa ata shihen të lumtur kur kuptojnë këtë.

Ndërkohë, producent i këngës “Ama” është Genci i cili gjithashtu u kujdes për tekstin.

Videoklipi iu besua produksionit “Black Fish” ndërsa në kitarë Astrit Stafa.

Ndërkaq kujtojmë që ku nuk është bashkëpunimi i tyre i vetëm,  Eni dhe Genci numërojnë edhe disa këngë të tjera së bashku.