Etiopi/ Pas konflikteve luftarake 350 mijë banorë në zi buke

0
144

Rajoni etiopian i Tigresë po përballet me një mungesë ekstreme ushqimesh pas konfliktit luftarak mes forcave qeveritare dhe rebelëve.

Shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmat humanitare, Mark Loukok, thotë se 350 mijë banorë të rajonit malor janë në zi buke dhe duhet ndërhyrë ndërkombëtarisht për krizën.

“Numri i personave në kushte urie është më i lartë se në çdo vend tjetër të botës që prej vitit 2011 kur vdiqën gjysmë milionë somalezë.”

Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet të martën për të diskutuar mbi konfliktin në Tigre por seanca do të mbahet joformalisht pasi diplomatët e Etiopisë e kundërshtojnë debatin, dhe kanë për këtë mbështetjen e pjesshme të Rusisë, Kinës, Vietnamit, Indisë dhe shteteve afrikane

Tensionet në provincën veriore u rritën nëntorin e kaluar duke përshkallëzuar në një luftim të hapur mes ushtrisë etiopiane dhe luftëtarëve që mbështetin partinë e cila dikur qeveriste rajonin dhe nuk pajtohet me drejtimin politik të vendit nga kryeministri Abi Ahmed.

Mësohet se mijëra veta mbetën të vrarë dhe 2 milionë janë shpërngulur nga banesat.