“Fajin e ka leshi dhe llumi… ” Rama pranon vonesat me rindërtimin dhe topin e hedh tek gjykatat e prokurorët e korruptuar

0
79

Kryeministri Edi Rama pranon se projekti i rindërtimit ka problem por e heq fajin nga vetja dhe qeverisja e tij.

 “Nëse sot kemi ende probleme me rindërtimin të afateve, janë problemet e lidhura me leshin e linjën që bënë ata që ishin në detyrë më parë dhe bënë çorapin më të madh të pronave dhe krijuan llumin e sistemit më të madh në sistemin e drejtësisë me gjykata e me prokurorë që marrin peng komunitete të tëra pa pikën e turpit” tha Rama.

Madje tregoi se janë të marra peng dhe ndërtimi i apartamenteve në Laç

“Njëri ka marrë peng vazhdimin e punës për të ndërtuar apartamentet në Laç” tha ai.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të banesave të reja për 74 familje në kuadër të procedit të rindërtimit pas tërmetit në Ndroq.