Humbi jetën bashkë me kolegun, ky është i riu që vdiq pas rrëzimit të kamionit në “Bypass-in” e Vlorës

0
558

Ky që shikoni në foton e mësipërme është i riu Klajdi Kaja, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas aksidenti tragjik. 28-vjeçari po ngiste një kamion bashkë me kolegun e tij në By-Passin Orikum-Kaninë, ku u përmbysën dhe për pasojë të dy humbën jetën.

Sakaq vijojnë hetimet për aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë. Kamioni me të cilin ata po punonin në by pass-in e Vlorës u rrëzua dhe për paosjë humbi jetën shoferi dhe punëtori tjetër.

duke iu referuar burimeve nga policia raporton se kamioni ishte ngarkuar ne Kavajë me zhavor të imët dhe ka mbërritur në by pass.

Aktualisht është duke u hetuar për shkaqet, ndërsa për një rezultat përfundimtar duhen pritur përfundimet për ekspertizën e mjetit ndërsa duhet ende kohe. Një nga dyshimet lidhet me faktin se mjeti të ketë dalë nga rruga në momentin kur zbriste nga Kanina drejt Orikumit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë defekt i mundshëm.

Nga policia bëhet me dije se nuk ka ende persona të shoqëruar, ndërsa ngjarja është cilësuar si aksident në punë. Ndërkohe për këtë qëllim materialet sot do t’i referohen prokurorisë së Vlorës teksa çështja do të ndiqet nga prokuror Anton Pali.

/abcnews.al/