Fifi zbulon gjininë e bebit

0
77

Këngëtarja Fifi do të bëhet nënë për herë të parë. Ishte vetë Fifi ajo e cila bëri me dije lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, mirëpo nuk preferoi të jepte më tepër detaje, duke mbajtur sekret gjininë e bebit.

Epo ky “sekret” këngëtares së fundmi i ka dalë sheshit dhe kanë qenë miqtë e saj ata të cilët e kanë zbuluar.

Sipas “Panorama Plus” miqtë e afërt të Fifit kanë treguar se ajo do të sjellë në jetë një vajzë.

Së fundmi, Fifi ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur me një postim në rrjete sociale, ku shprehet se shkelmat e bebit janë lumturia më e madhe që po përjeton.p

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu