Fitim Zekthi- Zbulimi që shkatërroi përfundimisht Ramën

0
55

Editorial nga Fitim Zekthi

James Burnham, një filozof mjaft i njohur i shekullit të kaluar dhe një kundërshtar i egër i totalitarizmave është i famshëm edhe për ato që njihen si ligjet e Burnham-it. Ato janë dhjetë gjithsej dhe dallohen për thjeshtësinë ekstreme me të cilën ato thonë disa të vërteta të mëdha. Ligji i dytë për shembull thotë se “kush thotë A duhet të thotë B“, ligji i katërt thotë se “nuk mund të investosh në të shkuarën“, ligji i pestë thotë “atje ku ka prohibicion, gjendet një kontrabandist alkooli”, etj.

Ligji më i spikatur dhe që është përdorur gjerësisht nga sociologët, psikologët dhe politologët, duket se është i pari; i cili thotë se “gjithkush di gjithçka“.

Sipas vetë Burnham-it, kjo do të thotë se “sekreti më i madh është se nuk ka asnjë sekret”. Ligji nënkupton se askush nuk mundë të fshehë për një kohë të gjatë asgjë të keqe mbi veprimet e tij, mbi veten apo për natyrën e tij. E gjitha zbulohet shpejt. Njerëzit e marrin vesh, e kuptojnë të vërtetën. Në terma të politikës, thoshte Burnham; ligji nënkupton se gjithkush e kupton se çfarë je duke bërë, se pse i bën dhe cilat janë planet apo strategjitë e tua. FBI-së, prokurorisë apo kabineteve të presidentëve. Kështu, arrestimi i McConigal tregoi edhe budallallëkun tonë se mund të ketë komplote të mëdha apo vendime të mëdha që merren nga komplotistët, duke mashtruar qeverinë amerikane.

Arrestimi me shumë mundësi zbuloi në një farë mënyre edhe nevojën për qëndrime të njëjta, nevojën për një sistem drejtësie të korruptuar në Shqipëri, nevojën për të zhdukur alternativën në Shqipëri, nevojën për të sulmuar ambasadën amerikane, nevojën për të mbajtur në këmbë sistemin politik dhe konfigurimin politik të 30 viteve të faktorëve kryesorë politikë në qeveri dhe në opozitë. Arrestimi tregoi se në një farë mënyre tre aktorët politikë në qeveri dhe opozitë lidheshin nga interesi, por edhe nga njerëzit me njëri-tjetrin dhe ndoshta me gjithë trashëgiminë ramiziste të politikës sonë.