Shtyhet për herë të tretë seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit

0
59

Është shtyrë për herë të tretë seanca ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Ymerit, Lulzim Berishës etj, të akuazat per vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Salliut ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

Shkak i shtyrjes ështe bërë gjyqtarja Etleva Dedja e cila ka probleme shëndetesore. Në seancën e sotme është vendosur edhe ndryshimi i gjyqtares, ku kjo ccështje tashmë do shqyrtohet nga gjyqtarja e posaccme Flora Harajdinaj.

Pas caktimit të gjyqtares,  Rudian Palloi,  në nisje të seancës u konstatua edhe mungesa e Luftar Reçit. Shkak sipas mbrojtësit të tij është gjendja shëndetësore. Për këtë ai kërkoi që ta japë dëshminë nëpërmjet skype, por kjo kërkesë është refuzua nga gjykata.

Seanca e radhës u caktua për një datë tjetër për të ballafaquar Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe Indrit Taullaun me Luftar Reçin. Këta persona janë arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005. Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut