Fitoi 390 mijë paund në lotari, vdes në mënyrë misterioze 23-vjeçari

0
136

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britani ku 23-vjeçari që fitoi Lotarinë Kombëtare, ka humbur jetën.

Mediat e huaja  bëjnë me dije se Callum Fitzpatrick,  i cili fitoi Lotarinë në moshën 16 vjeçe, ka humbur jetën në mënyrë të mistershme.

Ai ishte fitues i 390 mijë pafundëve, dhe në atë kohë ai punonte në marketin e prindërve të tij në belfast, ndërsa ishte tifoz i çmendur i Manchester United.

Deri më tani nuk dihen arsyet e vdekjes së tij, ndërkohë zëdhënësi i ekipit, Ballymartin GAC tha se klubi ishte i tronditur nga ky lajm.

Callum sapo ishte diplomuar për inxhinieri në Universitetin e Ulsterit.

 

ora news