18.4 C
Elbasan

U pezullua për videot në “Tik-Tok”, KLGJ zgjedh Matilda Fetaun në krye të gjykatës së Elbasanit

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka komanduar në krye të gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetau. Vendimi ka ardhur pas pezullimit nga detyra të gjyqtares Enkelejda Kapedani, e cila pas publikimit të disa videove në aplikacionin “Tik-Tok”, u largua nga kjo detyrë duke ju nënshtruar një procesi të hetimit disiplinor.

Përzgjedhja e Matilda Fetahut, është bërë nëpërmjet një votimit të vjetër nga vetë gjyqtarët e Elbasanit, ku në garë për postin e kryetarit të gjykatës, në periudhën 30 shtator 2020 garonin gjyqtarja Pajtime Fetahu, Matilda Fetau dhe Enkeleda Kapedani.

Në fund të votimit ka qenë gjyqtarja Kapedani dhe Matilda Fetau, që kanë mundur të marrin më shumë vota se kolegja e tyre. Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota, ndërsa Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.

Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetau. Por 8 muaj nga marja e detyrës, Enkelejda Kapedani, përfshihet në një skandal në rrjetet sociale duke publikuar video në “Tik Tok” dhe shfaqet mjaft estravagante dhe kryen gjeste të pahijshme për një gjyqtare. Disa nga këto video ku gjyqtarja dallohet qartë që kryen modeling në ambjentet e gjykatës së Elbasanit, u bënë virale në internet duke sjellë pezullimin nga detyra të gjyqtares Kapedani.

Kjo e fundit kërkoi ndjesë publike dhe i kërkoi anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor që të hetonin mirë rastin, duke mos e bërë “kokë Turku”, për shkak të ndikimit të klikimeve dhe krimit të organizuar.

Por pavarësisht shfajësimit të saj dhe ndjesës publike, gjyqtarja Kapedani pak ditë më parë u pezulluar nga KLGJ, e cila tashmë ka hapur një proces të thelluar disiplinor. Kapedani nuk ka kundërshtuar vërtetësinë e këtyre videove, por ka pretenduar se atom und të jenë hedhur në rrjetet sociale nga fëmijët e saj.

Lajme të tjera

SPAK sekuestron pasurinë 3 milionë euro të ish-shefit të Operacionales

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e mbi 3 milionë pasurive të Oltian Bistrit, ish-shef i Operacionales dhe familjarëve të tij. Prokuroria...

Sulm me armë në furgonin që transportonte të burgosur, vriten dy policë në Francë

Dy oficerë burgu francez janë vrarë në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi. Sipas asaj që shkruan BBC, dyshohet se një...

Atentat mikut të “Zotit të Drogës”! Bosi shqiptar Elvis Demçe në burg, rivalët i godasin miqtë

Tashmë që Elvis Demçe apo i njohur si “zoti i drogës”, ndodhet në burg në Itali, rivalët duket se po godasin bashkëpunëtorët e tij...

Sherr mes dy personave në Shkallnur të Durësit, goditet me sëpatë 26-vjeçari! Shkak dyshohet…

Një sherr i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallnur të Durrësit Sipas policisë dyshohet se për konflikte të dobëta 32-vjeçari E. Gj., ka goditur me...

Autori ende i lirë/ Pika të shumta kontrolli në Fier pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, kërkimet përqendrohen në fshatin Sulaj

Pika të shumta kontrolli kanë ngritur ‘blutë’ e Fierit në të gjitha hyrje daljet e qytetit për ndalimin e 23 vjeçarit Azgan Mërnica që...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. pyetet për kallëzimin e bërë për ndërhyrjen e serverave në selinë e partisë /vijon…