FOTO/ A jeni gati? E veshur sensuale, Tayna paralajmëron hitin e radhës

0
199

Reperja e njohur Tayna lançoi një muaj më parë projektin e saj më të ri në bashkëpunim me artistin e famshëm L’Algerino, të titulluar “Moona”.

Vetëm në këtë periudhë kohore të shkurtër, kënga e tyre i ka kaluar 8 milion kikime në Youtube dhe po pëlqehet shumë nga publiku.

Mirëpo, pas “Moona”, reperja i është përveshur punës për projekte të reja dhe sot ka ndarë një detaj në llogarinë e saj në Instagram. Tayna jo vetëm që ka ndryshuar look, por është veshur super seksi dhe ka pozuar para kamerës, ndërsa fotoja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Magdalena”, shkruan këngëtarja krahas pozës së saj, duke na bërë të dyshojmë se ky do të jetë titulli i këngës së re.  Megjithatë, nuk dihet ende nëse ky projekt do të jetë rep apo baladë. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim./abcnews.al