Vdiq në vend pasi kishte pirë dezinfektant duarsh, familjarët e 32-vjeçares padisin në gjykatë kompaninë: Nuk kishte shënuar në etiketë…

0
146

Familjarët e një gruaje 32-vjeçare nga Illinois, e cila vdiq nga helmimi akut me metanol pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe të këtij lëngu, kanë ngritur një proces gjyqësor kundër një kompanie që prodhon dezinfektantë duarsh.

Sipas New York Post , të afërmit e Kayla Stagner, akuzojnë “4e Brands”, prodhuesin e dezinfektantëve “Blumen Advanced Instate Sanitizer”, për shkelje të ligjit në lidhje me rekomandimin e tij.

Stagner, e cila ishte një mësuese në një kopsht fëmijësh, ndërroi jetë në fund të majit të kaluar, pas një qëndrimi të shkurtër në një klinikë në St. Louis, qytetin ku ajo jetonte.

Sipas dokumenteve të procesit gjyqësor të paraqitur në gjykatën federale në St. Louis, u vërtetua se në shishen antiseptike të ekzaminuar në lidhje me gjetjet e autopsisë zbuloi se ajo përmbante “nivele vdekjeprurëse të metanolit” .

Sidoqoftë, sipas dokumenteve të gjykatës, përbërësi aktiv në etiketën e produktit ishte etanoli, një substancë e përdorur në pijet alkoolike. “Metanoli nuk ishte i shënuar në etiketën Blumen Advanced Instant Hand Sanitizer”, thuhet në procesin gjyqësor të familjes, e cila kërkon kompensim prej 75,000 dollarë për vdekjen e 32-vjeçares nga kompania.

Antiseptiku i dorës Blumen u tërhoq nga tregu vitin e kaluar pasi testet zbuluan se ai përmbante metanon. Helmimi me metanol mund të shkaktojë të përziera, të vjella, verbëri dhe vdekje, veçanërisht nëse gëlltitet.(F.M/Faxweb.al)